Një muaj paraburgim për 54-vjeçarin që dyshohet për dhunim të një 13-vjeçareje në Istog

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit T.P., i cili dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçare në Istog. “Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1

Një muaj paraburgim për 54-vjeçarin që dyshohet për dhunim të një 13-vjeçareje në Istog
nje-muaj-paraburgim-per-54-vjecarin-qe-dyshohet-per-dhunim-te-nje-13-vjecareje-ne-istog

nje-muaj-paraburgim-per-54-vjecarin-qe-dyshohet-per-dhunim-te-nje-13-vjecareje-ne-istog

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit T.P., i cili dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçare në Istog.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri T.P. ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1, si dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, tha gjykata.

Policia e Kosovës e kapi në flagrancë T.P, 54-vjeçar. Në vendin e ngjarjes dje ka dalë edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante.