Një person gjendet i vdekur në Graçanicë, trupi dërgohet për obduksion

Një person gjendet i vdekur në Graçanicë, trupi dërgohet për obduksion

Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur më 15 shkurt 2026, rreth orës 13:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.