Nuggets, një fitore larg historisë

Denver Nuggets, një fitore larg historisë. Denver Nuggets është shumë afër triumfit në NBA për këtë edicion. Skuadra e drejtuar nga Mike Malone e ka fituar edhe ndeshjen e katërt finale ndaj Miami Heat. Ndeshja e zhvilluar në “Kaseya Center” përfundoi me rezultatin 95:108. Aaron Gordon me 27 pikë dhe Nikola Jokic me 23 sosh, […]

Nuggets, një fitore larg historisë

Denver Nuggets, një fitore larg historisë.

Denver Nuggets është shumë afër triumfit në NBA për këtë edicion.

Skuadra e drejtuar nga Mike Malone e ka fituar edhe ndeshjen e katërt finale ndaj Miami Heat.

Ndeshja e zhvilluar në “Kaseya Center” përfundoi me rezultatin 95:108.

Aaron Gordon me 27 pikë dhe Nikola Jokic me 23 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e Denverit.

Te Miami u dallua Jimmy Butler me 25 pikë.

Kujtojmë se kampion në NBA shpallet skuadra që arrin katër fitore. Denver Nuggets po udhëheq 3:1 në serinë finale.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet më 13 qershor.