Oana Lungescu: Po i marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës

Zëdhënësja e NATO-s: Po i marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se NATO po i merr seriozisht ngjarjes në veri të Kosovës. Ajo u shpreh se angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç u […]

Oana Lungescu: Po i marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës

Zëdhënësja e NATO-s: Po i marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se NATO po i merr seriozisht ngjarjes në veri të Kosovës.

Ajo u shpreh se angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç u shpreh ajo, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave, përcjell Klankosova.tv.

“Misioni i NATO-s në Kosovë po i merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave”.

“I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake, duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin dhe për të ruajtur mjedis të sigurt”, ka shkruar ajo.