Operacioni në veri, policia thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie

Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për medie. Arsyeja e thirrjes ka të bëjë me operacionin e sotëm në veri, atje ku raportohet të jetë gjetur një arsenal armësh, shkruan Front Online. E njëjta konferencë do të fillojë rreth orës 19:30. Njoftimi i plotë nga Policia: FTESË PËR MEDIA Prishtinë, më 14 […]

Operacioni në veri, policia thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie


Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Arsyeja e thirrjes ka të bëjë me operacionin e sotëm në veri, atje ku raportohet të jetë gjetur një arsenal armësh, shkruan Front Online.

E njëjta konferencë do të fillojë rreth orës 19:30.

Njoftimi i plotë nga Policia:

FTESË PËR MEDIA
Prishtinë, më 14 qershor 2024
Sot, më 14.06.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media.
Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit, të cilat do të ekspozohen për media.
Datë: 14.06.2024
Vendi: Objekti i Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri
Ora: 19:30
Ftohen mediat të marrin pjesë dhe ta përcjellin këtë konferencë.