Osmani: Kujtojmë momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, imazhe të pashlyeshme

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët e misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR, në 25-vjetorin e saj si forcë ushtarake që është bërë pjesë e Kosovës. Ajo tha se i kujton momentet kur 25-vjet më parë në Kosovë kanë hyrë forcat e NATO-s dhe janë pritur me padurim dhe me shumë emocione nga […]

Osmani: Kujtojmë momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, imazhe të pashlyeshme

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ushtarët e misionit të NATO-së në Kosovë, KFOR, në 25-vjetorin e saj si forcë ushtarake që është bërë pjesë e Kosovës.

Ajo tha se i kujton momentet kur 25-vjet më parë në Kosovë kanë hyrë forcat e NATO-s dhe janë pritur me padurim dhe me shumë emocione nga kosovarët.

“Në 25-vjetorin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, isha e kënaqur që vizitova shtabin e KFOR-it dhe nderova ushtarët e KFOR-it që na erdhën në shpëtim në orën tonë më të errët”.

“Kujtojmë momentet kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë. Çdo lëvizje, shtrëngim duarsh, përqafim dhe shikim rrezatonte vlerësim dhe falënderim. Këto imazhe prekëse janë skalitur në mënyrë të pashlyeshme në themelet e Republikës sonë sot”, ka thënë Osmani në platformën X.

On the 25th anniversary of the NATO-led Kosovo Force, I was delighted to visit the @NATO_KFOR HQ and pay tribute to the KFOR soldiers who came to our rescue in our darkest hour.

We vividly remember the moments when NATO forces entered Kosovo. Every movement, handshake, embrace,…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 12, 2024