Padi për dy qytetarë të Strugës për ndërtime pa leje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 55 vjeçarit dhe 70 vjeçarit, të dy nga Struga, nën dyshimet për ndërtime pa leje, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 55 vjeçarit S.M. nga Struga për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtime pa leje””, raportoi Policia, në lidhje me ndërtimin e […]

Padi për dy qytetarë të Strugës për ndërtime pa leje

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 55 vjeçarit dhe 70 vjeçarit, të dy nga Struga, nën dyshimet për ndërtime pa leje, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 55 vjeçarit S.M. nga Struga për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtime pa leje””, raportoi Policia, në lidhje me ndërtimin e një objekti të paligjshëm në nëntor të vitit 2023.

Kallëzim penal për ndërtime pa leje u dorëzua edhe ndaj 70 vjeçarit N.Gj. për një objekt tjetër që ishte ndërtuar gjithashtu gjatë vitit 2023.