Pakistani kërcënon Izraelin: Sulm bërthamor nëse Natanyahu godet Iranin me armë bërthamore

Pakistani ka kërcënuar se do të hedhë një kokë bërthamore mbi Izraelin nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit. Deklarata erdhi nga Gjenerali I Lartë Iranian I Gardës Revolucionare Islamike Mohsen Rezaee i cili deklaroi se ka marrë zotimin e Islamabadit Zyrtar për hakmarrje ndaj Tel Avivit, nëse Izraeli përshkallëzon luftën me përorimin e [...]Read More...

Pakistani kërcënon Izraelin: Sulm bërthamor nëse Natanyahu godet Iranin me armë bërthamore

Pakistani ka kërcënuar se do të hedhë një kokë bërthamore mbi Izraelin nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit.

Deklarata erdhi nga Gjenerali I Lartë Iranian I Gardës Revolucionare Islamike Mohsen Rezaee i cili deklaroi se ka marrë zotimin e Islamabadit Zyrtar për hakmarrje ndaj Tel Avivit, nëse Izraeli përshkallëzon luftën me përorimin e kokave bërthamor .

Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet që aktualisht posedojnë armë bërthamore.

Gjenerali I lartë Iranin u shpreh në një intervistë për mediat Iraniane se Pakistani ka treguar se do të mbështesë Teheranin ndërsa I bëri thirrje botës Islamike që të bëhen të gjithë bashkë kundër Izraelit.

Deri më tani Pakistani nuk ka komentuar mbi pretendimin e Gjeneralit Iranina, megjithatë të dielën ministri I Mbrojtjes në Pakistan tha se bota mund të përfshihet në një luftë botërore si pasojë e asaj cfare po ndodh në Lindjen e Mesme.

Kwaja Asif, Kreu i Mbrojtes së Pakistanit u shpreh se bota duhet të shqetësohet për Konfliktet e nisura nga Izraeli duke thënë se nuk bëhet fjalë vetëm për përfshirje rajonale, por për përfshirje edhe më të madhe botërore./abcnews.al