“Janë të palexueshëm”, Musliu bën thirrje për rinovimin urgjent të emrave të dëshmorëve të Koshares

“Janë të palexueshëm”, Musliu bën thirrje për rinovimin urgjent të emrave të dëshmorëve të Koshares

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për rëndësinë e Kushtetutës dhe ngjarjes historike të Luftës së Koshares, duke theksuar se krizat e panevojshme kanë larguar vëmendjen nga hallet e qytetarëve.

Ajo i bëri thirrje Agjencisë për Menaxhimin e Memorialeve që të rinovojë urgjentisht emrat dhe mbiemrat e të rënëve në Koshare, të cilët janë bërë të palexueshëm.

Musliu theksoi se emrat e dëshmorëve, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duhet të trajtohen me dinjitet dhe të shkruhen saktë në gurët e varreve të tyre.

“U fol nga parafolësit edhe për Kushtetutën e Kosovës, edhe për Kosharen, dy ngjarje të jashtëzakonshme historike. Krizat e shkaktuara çdo ditë krejtësisht të panevojshme na kanë larguar nga hallet e qytetarëve. Dhe unë do ta shfrytëzojë po për betejën e Koshares”.

“Bëj thirrje Agjencinë për menaxhimin e memorialëve që urgjentisht t’i rinovojë emrat dhe mbiemrat e të vrarëve që janë të palexueshëm, nëse ata shkruan me gjakun e tyre historinë dhe lirinë tonë, ne e kemi obligim që emrat e varret e tyre të trajtohen me dinjitet. Të shkruhen drejt e bukur ata emra në gurët e varreve të dëshmorëve të Kosovës. Lavdi”, tha Musliu./Klankosova.tv