Panelet e vendosura në Kryeministri, Rama: Po jetësohet faza e programit të energjisë diellore

Tarraca e godinës së kryeministrisë është mbushur me panele diellore në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili sot ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto të paneleve diellore të vendosura në tarracën e Kryeministrisë. Rama shkruan se është duke u jetuar faza e […] The post Panelet e vendosura në Kryeministri, Rama: Po jetësohet faza e programit të energjisë diellore appeared first on Newsbomb Albania.

Panelet e vendosura në Kryeministri, Rama: Po jetësohet faza e programit të energjisë diellore

Tarraca e godinës së kryeministrisë është mbushur me panele diellore në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili sot ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto të paneleve diellore të vendosura në tarracën e Kryeministrisë.

Rama shkruan se është duke u jetuar faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila është shtrirë në një sërë institucionesh të vendit.

“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”, shkruan Rama.

Në tetor të vitit të kaluar Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar iu bashkuan thirrjes për kursimin e energjisë. Kabineti qeveritar miratoi vendimin i cili parashikonte vendosjen e paneleve diellore në tarracat e institucioneve përkatëse.

The post Panelet e vendosura në Kryeministri, Rama: Po jetësohet faza e programit të energjisë diellore appeared first on Newsbomb Albania.