Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Paralajmërohen vërshime, Nura: Po bëjmë gjithçka që të ulim nivelin e rrezikut. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara. Ai ka treguar përmes një statusi në Facebook se po monitorojnë akset rrugore […]

Paralajmërohen vërshime në Kosovë

Paralajmërohen vërshime, Nura: Po bëjmë gjithçka që të ulim nivelin e rrezikut.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara.

Ai ka treguar përmes një statusi në Facebook se po monitorojnë akset rrugore dhe vendbanimet që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

“Me ekipet e shërbimeve publike në Kuqicë po bëhet gjithçka që është në dorën tonë që të ulet niveli i rrezikut nga vërshimet e paralajmëruara, duke monitoruar në të njëjtën kohë edhe akset rrugore dhe vendbanimet tjera që paraqesin rrezik nga përmbytjet, dhe për të qenë në gjendje gatishmërie për çdo situatë nga e cila rrezikohet jeta e banorëve”, ka shkruar ai.