Parashikimi i motit për vikend, temperaturat do të arrijnë në 36 gradë

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius. Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë […]

Parashikimi i motit për vikend, temperaturat do të arrijnë në 36 gradë

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius.

Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet e ditur poashtu se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.