Partia e Nenad Rashiqit njofton se ka arritur ta sigurojë një ulëse në Kuvend
Subjekti i udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Në njoftimin e publikuar para disa orësh, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë gjatë Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare. Kjo parti politike përmes kësaj komunikate, bën të ditur se


Subjekti i udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në njoftimin e publikuar para disa orësh, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë gjatë Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Parlamentare.
Kjo parti politike përmes kësaj komunikate, bën të ditur se me mbështetjen e qytetarëve, që është shprehur përmes 4,600 votash të fituara, ajo rikthehet sërish si subjekt parlamentar.
Aktualisht, sipas rezultateve Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, ka arritur t’i marrë 4 mijë e 715 vota.


