Pas daljes nga “BBVK”, Labi “arratiset” nga Kosova, publikon video në aeroplan

Pas daljes nga “BBVK”, Labi “arratiset” nga Kosova, publikon video në aeroplan

Pas eliminimit nga spektakli Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha nuk po i kursen reagimet në rrjetet sociale.

Ish-banori publikoi një video nga aeroplani, duke lënë të kuptohet se po udhëtonte menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, shkruan Indeksonline.

Ajo që mori vëmendjen ishte një arush i vogël që ai e fokusoi në video, ku shkruante: “Stitchi i Albes”.

Me këtë veprim ka lënë hapur aludimet mbi raportin me Albën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim të drejtpërdrejtë nga ana e saj.