Pas largimit të Tonalit, Milan kompleton transferimin e madh

Milan kompleton transferimin e madh pas largimit të Tonalit. Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e madh. Milan kompletoi shitjen e Sandro Tonalit te Newcastle për një shifër rekorde prej 80 milionë eurove. Paratë nga shitja e Tonalit, Rosonerët tani po i shfrytëzojnë për ti mbyllur objektivat në merkato. Milan është shumë pranë realizimit të […]

Pas largimit të Tonalit, Milan kompleton transferimin e madh

Milan kompleton transferimin e madh pas largimit të Tonalit.

Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e madh.

Milan kompletoi shitjen e Sandro Tonalit te Newcastle për një shifër rekorde prej 80 milionë eurove.

Paratë nga shitja e Tonalit, Rosonerët tani po i shfrytëzojnë për ti mbyllur objektivat në merkato.

Milan është shumë pranë realizimit të goditjes së parë në merkato, një goditje që do të vijë për të përforcuar vijën e sulmit.

Drejtuesit e Rosonerëve kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez, Marcus Thuram dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Thuram do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon neto, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar pas Leaos.