Pas rinumërimit të votave, KQZ i jep mandatin kryebashkiakut të Kuçovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari. Kreshnik Hajdari është kryebashkiaku i rikonfirmuar i Kuçovës, pasi edhe pas rinumërimit të votave në Kolegjin Zgjedhor, ka rezultuar se kandidati i Partisë Socialiste është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Qarkut Berat. Kandidati tjetër, Lefter Maliqi i […] The post Pas rinumërimit të votave, KQZ i jep mandatin kryebashkiakut të Kuçovës appeared first on Newsbomb Albania.

Pas rinumërimit të votave, KQZ i jep mandatin kryebashkiakut të Kuçovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.

Kreshnik Hajdari është kryebashkiaku i rikonfirmuar i Kuçovës, pasi edhe pas rinumërimit të votave në Kolegjin Zgjedhor, ka rezultuar se kandidati i Partisë Socialiste është fitues i zgjedhjeve të 14 Majit në bashkinë e Qarkut Berat.

Kandidati tjetër, Lefter Maliqi i “Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërim të votave duke hedhur akuza për manipulim të procesit dhe blerje të votave.

Si rezultat i rinumërimit të 18 kutive, Partia Socialiste humbi 9 vota, duke rikonfirmuar 6,901 vota nga 6,910 që kishte më parë. Pavarësisht se me nëntë vota më pak, Kreshnik Hajdari është shpallur përsëri fitues duke qenë se ato nuk ndikojnë në rezultat.

Hapja e 18 kutive të Kuçovës nisi në orën 9:00 më 30 qershor dhe sipas vendimit të gjykatës, ajo u bë në ambientet e KQZ.

The post Pas rinumërimit të votave, KQZ i jep mandatin kryebashkiakut të Kuçovës appeared first on Newsbomb Albania.