Pejë: Arrestohen dy person, dyshohen për vjedhje në një market

Arrestohen dy person në Pejë, dyshohen për vjedhje në një market. Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48 orë. “Me datën 03.06.2023, Stacioni Policor në […]

Pejë: Arrestohen dy person, dyshohen për vjedhje në një market

Arrestohen dy person në Pejë, dyshohen për vjedhje në një market.

Janë arrestuar dy person në Pejë, pasi dyshohet për vjedhje në një market.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48 orë.

“Me datën 03.06.2023, Stacioni Policor në Pejë është informuar nga një ankues se në një market në Pejë, brenda tij gjenden dy persona të dyshuar për vjedhje. Në vendngjarje, njësitë relevante të Stacionit Policor Pejë kanë dalë dhe kanë takuar sigurimin e objektit, i cili i ka informuar policinë se brenda marketit gjenden dy persona”.

“Menaxheri i marketit ka hapur derën e hyrjes dhe policia ka hyrë brenda ne market dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar që ishin maskuar: B. B. i lindur 1997, A. S. i lindur 2001. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit dhe ata janë recidivistë të disa veprave penale “Vjedhje e rëndë” në qytetin e Pejës. Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit janë dёrguar në mbajtje pёr 48- orë”, thuhet në njoftimin e policisë.