Pejë: Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga vërshimet

Vërshimet në Pejë, dy të vdekur dhe dy të lënduar. 08:36 – Vërshimet, Haradinaj: Qeveria dhe Komuna e Pejës të veprojnë me vendosmëri e seriozitet Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës që është shkaktuar në Pejë si pasojë e vërshimeve të mëdha. Ai iu ka bërë apel Komunës së Pejës dhe Qeverisë […]

Pejë: Dy të vdekur dhe dy të lënduar nga vërshimet

Vërshimet në Pejë, dy të vdekur dhe dy të lënduar.

08:36 – Vërshimet, Haradinaj: Qeveria dhe Komuna e Pejës të veprojnë me vendosmëri e seriozitet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës që është shkaktuar në Pejë si pasojë e vërshimeve të mëdha.

Ai iu ka bërë apel Komunës së Pejës dhe Qeverisë së Kosovës që të merren me këto zhvillime.

“I tronditur pas vërshimeve në Pejë, apeloj që qeveria, komuna dhe të gjitha institucionet përgjegjëse, të veprojnë me vendosmëri e seriozitet”.

“Bashkëndjej me familjen Ademaj që humbi familjarët. Bashkëndjej me të gjithë qytetarët që u dëmtuan nga vërshimet”, ka thënë Haradinaj.

08:29 – Mehaj i nisi mbrëmë njësitet e FSK-së në Pejë

Njësitet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur mbrëmë në Pejë për të ndihmuar me situatën për shkak të vërshimeve të mëdha të ujit.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalë në ndihmë në këtë gjendje të rëndë”.

“Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, ka shkruar Mehaj.

08:01 – Vërshimet në Pejë, dy të vdekur dhe dy të lënduar

Një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në lagjen “Asllan qeshme” të Pejës.

Fëmija rreth orës 23:10 ishte dërguar në Spitalin Rajonale të Pejës ku o konstatua se ishte pa shenja jete.

E nëna e tij ka mbetur e zhdukur, por është gjetur e vdekur në ora 01:20 pas mesnate.

Pos dy rasteve të vdekjeve deri tani janë lënduar edhe dy persona nё lagjen “Fidanishte”, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas vërshimeve që kanë kapluar këtë qytetit, ku kanë humbur jetën dy njerëz.

Ai u shpreh i tronditur me rastin tragjik si pasojë e vërshimeve, ku tha se “kjo është një situatë e rëndë dhe e hidhur për qytetin tonë”.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore”, tha Muhaxheri, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se ekipet e komunës janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet.