Për pesë vjet Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për poste publike, përfshirë zgjedhjet presidenciale
Marine Le Pen, udhëheqësja e “Tubimit Kombëtar” në Francë, Marine Le Pen, për pesë vjet nuk mund të kandidojë për poste publike. Ajo u largua nga gjykata përpara se të lexohej vendimi, teksa u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të Bashkimit Evropian. Le Pen u dënua gjithashtu me katër vjet burg, me […] The post Për pesë vjet Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për poste publike, përfshirë zgjedhjet presidenciale appeared first on Albinfo.

Marine Le Pen, udhëheqësja e “Tubimit Kombëtar” në Francë, Marine Le Pen, për pesë vjet nuk mund të kandidojë për poste publike.
Ajo u largua nga gjykata përpara se të lexohej vendimi, teksa u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të Bashkimit Evropian.
Le Pen u dënua gjithashtu me katër vjet burg, me dy vjet me kusht, megjithatë, është e paqartë nëse ajo do të vuajë ndonjë dënim me burg, transmeton albinfo.ch. Kjo ndalesë i shuan asaj shpresat për të kandiduar për zgjedhjet presidenciale në 2027.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë dhe 24 zyrtarë të tjerë nga partia e saj u akuzuan për devijimin e më shumë se 3 milion euro të fondeve të Parlamentit Evropian për të paguar stafin me bazë në Francë midis 2004 dhe 2016. Gjykatësja dha vendime fajësie edhe për tetë anëtarë të tjerë aktualë ose ish-anëtarë të partisë së Le Pen, të cilët, si ajo, më parë kanë shërbyer si deputetë në Parlamentin Evropian.
The post Për pesë vjet Marine Le Pen nuk mund të kandidojë për poste publike, përfshirë zgjedhjet presidenciale appeared first on Albinfo.