Kistet dhe shëndeti i vezoreve/ Mjeku alternativ tregon shkaqet e shfaqjes së tyre: Ja ushqimet që duhet të konsumoni
Kistet dhe shëndeti i vezoreve janë një ndër problematikat shëndetësore më të mëdha të vajzave ditëve të sotme. I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, mjeku imazherist Luçiano Bardhi ka treguar faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kisteve dhe simptomat e tyre. “Një vajzë po pati vezore me kiste, ka dhe rënie të flokëve, ka [...]Read More...

Kistet dhe shëndeti i vezoreve janë një ndër problematikat shëndetësore më të mëdha të vajzave ditëve të sotme. I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, mjeku imazherist Luçiano Bardhi ka treguar faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kisteve dhe simptomat e tyre.
“Një vajzë po pati vezore me kiste, ka dhe rënie të flokëve, ka dhe fryerje të barkut. Ka të bëjë shumë me stilin e jetesës dhe mënyrën e ushqyerjes si konsumimi i tepërt i sheqerërave, apo dhe me stresin e kaluar. Nëse një person ka baktere shumë ndjen më shumë dhimbje, nëse nuk ka baktere nuk e ndjen dhimbjen.
Për të reduktuar kistet e vogla, duhet një ushqim i shëndetëshëm, nëse ato janë të mëdha atëherë duhet të konsultohesh me gjinekologen. Kapsllëku kronikë sjell dhe vezoren me kiste”, tha ai.
Më tej, Luçiano këshilloi dhe disa ushqime që duhen konsumuar për reduktimin e këtyre kisteve: “Çaji i njohur si ‘zonja mantel, lëngu i lëvores së qepës me mjaltë, farat e kungullit, avokado, e verdha e vezës, papaja, majdanozi, kefiri, lëngu i kockave, paçe viçi, çaji majdanozit, vaji i karafilit”./abcnews.al