Përballja historike Poloni-Shqipëri, Levandosvki barazon shifrat në Varshavë

Përballja historike Poloni-Shqipëri, Levandosvki barazon shifrat në Varshavë

Robert Levandovski ka barazuar në 1-1 shifrat e përballjes historike Poloni-Shqipëri, të vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it të Botërorit. Polaku ka kërcyer më shumë se të tjerët pas një krosimi në zonë duke tundur rrjetën e Strakoshës.

Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-1. Në minutën e 43’ të takimit festa kuqezi shpërtheu në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve. Goli erdhi pas një aksioni të bukur, ku topi fillimisht u rikuperua nga Mitaj, mandej erdhi një top i gjatë nga Ismajli, dhe Hoxha ia doli të shmangë portierin polak duke shënuar.

Goli solli ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.