Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit të këtij projekti ka qenë pjesë e agjendës së aktiviteteve të organizuara nga komuna me rastin e Ditës së Çlirimit të Podujevës. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ceremonisë tha se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare. Bulliqi theksoi projekti […]
![Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, Komuna publikon pamje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655323-perurohet-stacioni-i-ri-i-autobuseve-ne-podujeve-komuna-publikon-pamje.jpg)
Është përuruar Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë. Ceremonia e përurimit të këtij projekti ka qenë pjesë e agjendës së aktiviteteve të organizuara nga komuna me rastin e Ditës së Çlirimit të Podujevës.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ceremonisë tha se ky stacion do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare.
Bulliqi theksoi projekti i Stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, vlera totale e të cilit është 1.3 milion euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, kurse pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal.
“Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u shpreh i lumtur që me sukses është përmbyllur ky projekt i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Komunën e Podujevës, por edhe më gjerë. Ai bëri të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash Stacioni i vjetër i Autobusëve”, thuhet në njoftim.