Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë. Katër në rajonin e Prishtinës, dhe një në Mitrovicë. DHUNË NË FAMILJE · Graqanicë / 15.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Katër në rajonin e Prishtinës, dhe një në Mitrovicë.

DHUNË NË FAMILJE

· Graqanicë / 15.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokuronit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Drenas / 26.10.2025 – 21:30. Më 15.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me 26.10.2025 përmes telefonit e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë / 15.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është duke përjetuar dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë /11.12.2025-22:45. Me 16.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jug / 15.12.2025 – 22:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.