BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë

BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë

Serbia përballet me humbjen e deri në 1.5 miliardë eurove nga fondet e BE-së, ndërsa Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së procesit të reformës për shkak të prapambetjes demokratike dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.

Kombi ballkanik nuk është anëtar i BE-së, por pasi ka nisur bisedimet për t’u anëtarësuar në vitin 2014, ai është i kualifikuar për fonde dhe grante për ta ndihmuar të çojë përpara reformat ligjore. Një vendim për të pezulluar pagesat do ta ndërlikonte më tej të ashtuquajturin proces zgjerimi të BE-së, me vende si Ukraina dhe Mali i Zi që garojnë për t’u anëtarësuar, por vende me ndikim si Franca kërkojnë kujdes.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi”, tha Komisionerja Evropiane e Zgjerimit Marta Kos. “Nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrja e përsëritur në median e pavarur.”

Komisioni po vlerëson nëse vendi ende i plotëson kushtet për “pagesa sipas instrumenteve financiare të BE-së”, tha Kos.

Katër zyrtarë të BE-së theksuan se brenda Komisionit është krijuar një presion për të mbajtur paratë ndërsa BE-ja ka kritikuar publikisht reformat gjyqësore të nxitura nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, qeveria e të cilit është përballur me protesta të gjera .

The post BE gati të pezullojë ndihmën prej 1.5 miliardë eurosh për Serbinë, shkak lidhjet me Rusinë appeared first on InfoShqip.com.