Policia njofton për dy vdekje në këto dy komuna

Gjatë të hënës një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin policia njofton se “njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është […]

Policia njofton për dy vdekje në këto dy komuna

Gjatë të hënës një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin policia njofton se “njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.

Edhe në Istog është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore në shtëpinë e tij.

“Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.