Policia serbe prangos dy kosovarë në Merdare

Policia serbe arreston dy kosovarë në Merdare. Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare. Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre. […]

Policia serbe prangos dy kosovarë në Merdare

Policia serbe arreston dy kosovarë në Merdare.

Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar dje nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdare.

Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.

Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të një autoservisi.

Po ashtu, të martën pati raportime se është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare.

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje mbi këto raste.