Presidenti argjentinas publikon videon me IA, Trump zhduk nga skena Khamenein dhe Maduron

Presidenti argjentinas publikon videon me IA, Trump zhduk nga skena Khamenein dhe Maduron

Presidenti argjentinas, Javier MileI së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një video e cila ka marrë shumë vëmendje. Në videon e krijuar me IA duket presidenti amerikan, Donald Trump në një shfaqje talentesh televizive me një copë të kuqe në duar.

Para tij janë të ulur në dy karrige ish-presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei. Në të njëjtën kohë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu janë në audiencë .

Videoja përfundon me Trumpin duke eliminuar udhëheqësit e Venezuelës dhe Iranit, me Milei që shkruan në mbishkrimin e postimit të tij: “Rroftë Demokracia”. Videoja ka marrë reagime të shumta.