Presidenti Begaj për situatën në veri: Dhuna nuk është zgjidhje, sovraniteti i padiskutueshëm

Begaj për situatën në veri: Dhuna nuk është zgjidhje, sovraniteti i padiskutueshëm. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës. Begaj tha se dhuna nuk është zgjidhje. “Konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu”, tha Begaj gjatë një konference për media […]

Presidenti Begaj për situatën në veri: Dhuna nuk është zgjidhje, sovraniteti i padiskutueshëm

Begaj për situatën në veri: Dhuna nuk është zgjidhje, sovraniteti i padiskutueshëm.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Begaj tha se dhuna nuk është zgjidhje.

“Konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu”, tha Begaj gjatë një konference për media me homologun e tij të Estonisë, Alar Karis.

I pari i shtetit shqiptar tha se ka komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë.

Ai tha se sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm.

“Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara publikisht, e përsëris që për mua sovraniteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm dhe ndërtimi i institucioneve demokratike atje është i domosdoshëm. Kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe duhet të koordinohen me partnerët tanë strategjikë”, tha presidenti shqiptar pas pyetjeve të gazetarëve për situatën në Kosovë.

Ndër të tjera, ai përshëndeti edhe përkrahjen që “Estonia i ka dhënë Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”.

“Kjo mbështetje është gjithashtu një tregues i qartë i vullnetit të Estonisë për të ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor të shohë nga e ardhmja. Nënvizova me Presidentin se ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, na kujtojnë edhe një tjetër herë rëndësinë që ka zbatimi sa më parë i marrëveshjes së dakordësuar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër nga ana e Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Begaj në këtë konferencë.