Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në takime me Gashin dhe Xhaferin në Shkup

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Shkup, ka zhvilluar sot takime me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe me kryeministrin e Qeverisë teknike në vend, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk. Në takimet e veçanta të Gashit dhe Xhaferit me Presidentin e […]

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në takime me Gashin dhe Xhaferin në Shkup

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) në Shkup, ka zhvilluar sot takime me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin dhe me kryeministrin e Qeverisë teknike në vend, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk.

Në takimet e veçanta të Gashit dhe Xhaferit me Presidentin e Shqipërisë, mbi të gjitha u theksua bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve, të cilat karakterizohen nga një marrëdhënie miqësore, madje edhe vëllazërore.

“Vetëm shkëmbimi ekonomik me Republikën e Shqipërisë nuk pasqyron atë marrëdhënie të shkëlqyer dhe për këtë arsye bashkëbiseduesit ranë dakord që të jetë prioritet për qeveritë aktuale të të dy vendeve, dhe përbërjen e re qeveritare”, thuhet në njoftimin e qeverisë dërguar mediave pas takimit mes Xhaferit dhe Begajt.

Bashkëbiseduesit iu referuan edhe integrimit evropian të dy vendeve.

Xhaferi theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet me reformat për të përmbushur rrugën e planifikuar të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me shpresën se përveç anëtarësimit në NATO do të përfundojë edhe procesi i anëtarësimit në BE. Begaj u pajtua se integrimi evropian është një prioritet për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe se është mirë që të dyja vendet janë në të njëjtën linjë me BE-në përsa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Afrim Gashi dhe Bajram Begaj. Foto: Kuvendi i RMV-së

Pranimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE ishte temë e bisedës edhe në takimin që Begaj pati me kryeparlamentarin e sapoemëruar Afrim Gashi. Në këtë segment të bisedës, Gashi ka shprehur shpresën se të dy vendet do të vazhdojnë të ecin së bashku në rrugën drejt BE-së dhe që në të njëjtën ditë të bëhen anëtarë të plotë.

Begaj, nga ana tjetër, theksoi se reformat e ndërmarra nga të dy vendet në lidhje me integrimin evropian nuk janë vetëm për realizimin e kritereve të BE-së, por mbi të gjitha për zhvillimin e vendeve dhe për arritjen e përfitimeve për qytetarët.

Në aspektin e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në takimin Gashi – Begaj u tha se prioritet duhet të jenë projektet infrastrukturore, duke përfshirë lidhjen e vendeve përmes Korridorit 8, me qëllim të një shkëmbimi sa më të madh të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për të cilat ka një potencial të madh.

LEXO: Shkupi nikoqir i Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive nga Evropa Juglindore