Presidentja Osmani dekoron Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Osmani dekoron Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare, të cilin e ka dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”. Ngjarja është zhvilluar në kabinetin e presidentes dhe është mbuluar nga një numër i madh i mediave. Ai po qëndron në Kosovë […]

Presidentja Osmani dekoron Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Osmani dekoron Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare, të cilin e ka dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Ngjarja është zhvilluar në kabinetin e presidentes dhe është mbuluar nga një numër i madh i mediave.

Ai po qëndron në Kosovë që nga dita e djeshme, ku ka marr pjese edhe në hapjen e panairit “Prishtina 2023”. Ndërsa nesër Komuna e Fushë Kosovës ka paralajmëruar se do ta shpalle “Qytetar Nderi”.