Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Kadaresë

Presidentja e vendit do të marrë pjesë në varrimin e Ismail Kadaresë. Në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne, qeveria ka vendosur shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 korrik). Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do […]

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Kadaresë

Presidentja e vendit do të marrë pjesë në varrimin e Ismail Kadaresë.

Në nderim të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne, qeveria ka vendosur shpalljen ditë zie kombëtare të martën dhe të mërkurën (2 dhe 3 korrik).

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë përgjatë këtyre dy ditëve.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore për shkrimtarin e ndjerë do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 3 korrik, nga ora 9:00 deri në orën 11:00 dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Po ashtu, në nderim të kolosit të letrave shqiptare, më 3 korrik, në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e djeshëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.