Presidentja Osmani rikthen takimin që kishte me ushtrinë në West Point

Presidentja Osmani rikthen takimin që kishte me ushtrinë në West Point

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar rikthimin e disa deklaratave dhe ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.

E këtë të martë, ajo ka shpërnda një video gjatë një vizite që kishte me ushtrinë në West Point të ShBA-së.

“Në mes të Ushtrisë më të fuqishme në botë, në West Point, SHBA. Një moment që flet për aleancë, besim dhe miqësi të pathyeshme”, ka shkruar Osmani teksa ka rikthyer videon.