Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie, dridhi themelet e një pushteti që promovonte pabarazi

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb. “Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit

Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie, dridhi themelet e një pushteti që promovonte pabarazi
presidentja-osmani:-sakrifica-e-minatoreve-u-kthye-ne-kushtrim-lirie,-dridhi-themelet-e-nje-pushteti-qe-promovonte-pabarazi

presidentja-osmani:-sakrifica-e-minatoreve-u-kthye-ne-kushtrim-lirie,-dridhi-themelet-e-nje-pushteti-qe-promovonte-pabarazi

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sot grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb.

“Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën”.

Osmani tha se sakrifica e tyre dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi.

“Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen”.