Presidentja Osmani shkon në Moldavi, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë

Osmani shkon në Moldavi, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në Moldavi me ftesë së homologes së saj, Maia Sandu. Ajo iu bashkëngjit liderëve të shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian në një ndejë të organizuar nga presidentja moldave. Osmani tha se atje diskutoi për zhvillimet e fundit në […]

Presidentja Osmani shkon në Moldavi, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë

Osmani shkon në Moldavi, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në Moldavi me ftesë së homologes së saj, Maia Sandu.

Ajo iu bashkëngjit liderëve të shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian në një ndejë të organizuar nga presidentja moldave.

Osmani tha se atje diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në pritjen e organizuar nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, për liderët e shteteve anëtare të Komunitetit Politik Evropian, diskutime me miq për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Agjenda e Osmanit në Moldavi do të jetë edhe më e gjatë, ajo me kërkesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, më 1 qershor në Kishnau të Moldavisë, do të zhvillojnë një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.