Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik? Ja detaji që i nxori zbuluar

Pak para se kënga “Fatkeqësi” të publikohej nga rap-artisti Mozzik, ai së bashku me Efi Dhedhen u bënë qendra e vëmendjes për shumë thashetheme. Fillimisht u fol për një lidhje të mundshme mes tyre, derisa u zbulua se Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës. Edhe pse në fillim dukej se kishin një marrëdhënie të... The post Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik? Ja detaji që i nxori zbuluar appeared first on AfterParty.

Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik? Ja detaji që i nxori zbuluar

Pak para se kënga “Fatkeqësi” të publikohej nga rap-artisti Mozzik, ai së bashku me Efi Dhedhen u bënë qendra e vëmendjes për shumë thashetheme.

Fillimisht u fol për një lidhje të mundshme mes tyre, derisa u zbulua se Efi ishte pjesë e videoklipit të këngës.

Edhe pse në fillim dukej se kishin një marrëdhënie të mirë, papritur diçka ndodhi që çoi në tension mes tyre.

Mozzik ka reputacionin që ndjek shumë pak persona në rrjete sociale, por Efi nuk është më një prej tyre.

Në anën tjetër, Efi e kishte Mozzikun në listën e personave që ajo e ndjek, por për surprizë të të gjithëve, papritur ajo e hoqi atë nga listimi i saj.

Disa ditë më parë, Mozzik publikoi albumin e tij të ri “Mërgimstar”, në të cilin ai ka bashkëpunuar me Dafinën në dy këngë. Në këtë rast, Efi u pa duke mbështetur vetëm Dafinën për projektin e tij të ri.

Këto ngjarje kanë shkaktuar shumë komente dhe spekulime në rrjete sociale, ndërsa fansat dhe ndjekësit e tyre po vazhdojnë të ndjekin zhvillimet në lidhjet dhe karrierat e tyre.

The post Prishet miqësia mes Efi Dhedhes dhe Mozzik? Ja detaji që i nxori zbuluar appeared first on AfterParty.