Probleme me IT në Aeroportin e Cyrihut: Ngritjet u ndaluan, uljet pjesërisht të anuluara
Të premten pasdite, Skyguide përjetoi probleme me IT-në, prandaj të gjitha ngritjet në aeroportin e Cyrihut janë pezulluar teksa uljet janë prekur vetëm pjesërisht. Aktualisht nuk ka avionë që ngrihen nga aeroporti i Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Lajmi është konfrimuar nga Skyguide: “Të dhëna të rëndësishme mungojnë në planet e fluturimit”, tha zëdhënësi i mediave për […] The post Probleme me IT në Aeroportin e Cyrihut: Ngritjet u ndaluan, uljet pjesërisht të anuluara appeared first on Albinfo.
![Probleme me IT në Aeroportin e Cyrihut: Ngritjet u ndaluan, uljet pjesërisht të anuluara](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/06/aeroporti-cyrih-587x396-1.jpg)
Të premten pasdite, Skyguide përjetoi probleme me IT-në, prandaj të gjitha ngritjet në aeroportin e Cyrihut janë pezulluar teksa uljet janë prekur vetëm pjesërisht.
Aktualisht nuk ka avionë që ngrihen nga aeroporti i Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është konfrimuar nga Skyguide: “Të dhëna të rëndësishme mungojnë në planet e fluturimit”, tha zëdhënësi i mediave për 20 mminuten, teksa shtoi se aterimet janë ulur për 50 për qind.
Ndryshe, më 15 qershor 2022 ka ndodhur një parregullsi e madhe e Skyguide. Për shkak të një ndërprerësi me defekt, aeroporti dhe hapësira ajrore duhej të mbylleshin plotësisht për pesë orë.
The post Probleme me IT në Aeroportin e Cyrihut: Ngritjet u ndaluan, uljet pjesërisht të anuluara appeared first on Albinfo.