Problemi me kanalet ujitëse në Tetovë, Kasami premton zgjidhje afatgjatë pasi të hyjë në Qeveri

Bujqit e Tetovës kanë protestuar sot para objektit të komunës. Ankohen për mos lëshimin në përdorim të kanalit për ujitje e me të cilin duhet të ujisin mbi 200 hektarë The post Problemi me kanalet ujitëse në Tetovë, Kasami premton zgjidhje afatgjatë pasi të hyjë në Qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Problemi me kanalet ujitëse në Tetovë, Kasami premton zgjidhje afatgjatë pasi të hyjë në Qeveri

Bujqit e Tetovës kanë protestuar sot para objektit të komunës. Ankohen për mos lëshimin në përdorim të kanalit për ujitje e me të cilin duhet të ujisin mbi 200 hektarë tokë. Thonë se duhet zgjidhje urgjente

“Ne bujqit e komunës së Tetovës jemi këtu për të shprehur pakënaqësinë tonë deri tek Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Tetovës për pengesat që hasim për tokat që ujisin që marrin ujë nga lumi Shkumbin pikërisht në lagjen Dardania. Ne sot ishim në takim me kryetarin ai na premton zgjidhje të problemit përkohësisht, zgjidhje afatgjatë nuk na garanton”, tha një bujk nga Tetova.

“Kërkesat tona janë që mos kemi pengesa nga institucionet, sidomos nga komuna, ku para 10 ditësh me mjetet tona private e kemi zënë lumin, mirë por kemi problem nga ana institucioneve”, u shpreh një bujk tjetër nga Tetova.

TV21 ishte në terren për të parë vendin kur bujqit duhet të marrin ujin për ujitjen e tokave.

Kjo është gjendja.

Uji që del nga lumi për momentin nuk i plotëson aspak nevojat e bujqve.

Ata thonë se në këto temperatura, nëse nuk i ujisin tokat, mundi i tyre mund të shkojë dëm dhe me humbje të mëdha financiare.

Pas publikimit të lajmit në TV21 në orët e para të ditës, nga komuna e Tetovës erdhi premtimi për zgjidhjen e problemit.

“Në orët e pasdites ne kemi marrë një premtim shumë voluminoz, që e ka premtuar zgjedhjen e përhershme të këtij kanali për ujitje, ku ujiten një sipërfaqe e madhe mbi 200 hektarë tokë bujqësore. Sivjet do të vazhdojmë me këtë sistem ku jemi duke ujit, ku kryetari na premtoi se vitin tjetër do të ketë zgjidhje afatgjate edhe e falënderojmë nëse ai projekt realizohet si për ne bujqit, si për banorët, si për qytetarët, pasi që do te jetë një pastërti në lumin Shkumbin”, shtoi një bujk tjetër nga Tetova.

Nga Komuna na thanë se kryetari Kasami u ka premtuar bujqve angazhim maksimal për t’iu dalë në ndihmë.

“Në takim ai gjithashtu i ka informuar bujqit se kanalet për ujitjen e tokës janë në kompetencë të pushtetit qendror të cilët vazhdojnë të mos intervenojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Ne si komunë sërish do të angazhohemi të zgjidhim këtë problematikë. Me vendosjen në pushtetin qendror do të gjejmë zgjidhje afatgjate për këtë shqetësim që bujqit të mund të mbjellin tokat dhe të risin rendimentin e tyre”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Në Tetovë, fusha e Pollogut është duke u tharë pasi kanalet për ujitje janë duke u mbyllur pasi janë të pa pastruara.

The post Problemi me kanalet ujitëse në Tetovë, Kasami premton zgjidhje afatgjatë pasi të hyjë në Qeveri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .