Profesori Avni Mazreku propozon 12 emra për president të Kosovës: Duhet të dalin përtej ombrellës partiake

Profesori Avni Mazreku propozon 12 emra për president të Kosovës: Duhet të dalin përtej ombrellës partiake

Analisti dhe profesori Avni Mazreku ka propozuar disa emra që, sipas tij, mund të konsiderohen kandidatë adekuatë dhe konsensualë për pozitën e Presidentit ose Presidentes së Kosovës.

Mazreku thotë se propozimi i tij vjen në një kohë kur faktorët politikë aktualë duket se kanë ngecur në gjetjen e një emri të pranueshëm për të gjitha palët.

“Duke marrë në konsideratë pikëpamjet dhe qëndrimet e faktorëve politikë aktualë, të cilët si duket kanë ngecur në propozimin e emrit/emrave të pranueshëm dhe konsensualë për pozitën e Presidentit/presidentës së vendit, po i jap vetes të drejtë të propozoj disa emra”, ka shkruar Mazreku.

Në listën e tij ai ka përfshirë:

* Muhamedin Kullashi
* Harry Bajraktari
* Uk Lushi
* Hysen Sali Çekaj
* Sabri Kiqmari
* Agim Çeku
* Glauk Konjufca
* Ramë Vataj
* Besa Buqinca
* Ferid Berisha
* Bekim Shyti
* Shqiptar Demaçi

Mazreku thekson se personat e propozuar nuk janë domosdoshmërisht figura pa përfshirje politike, por sipas tij, në raste të ndryshme kanë dëshmuar se mund të dalin përtej kufizimeve dhe interesave të ngushta partiake.

“Ka edhe shumë e shumë emra të tjerë, por sipas pikëpamjes time këta janë vetëm disa emra të cilët mendoj dhe besoj që janë dhe mund të dalin gjithmonë përtej ‘ombrellës’ partiake”, është shprehur ai.

Sipas Mazrekut, një president apo presidente duhet të jetë figurë që mund të përfaqësojë institucionin në përputhje me parimet e përcaktuara në Kushtetutë dhe të gëzojë një shkallë të gjerë të pranueshmërisë politike e shoqërore. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.