Programi i Europës Digjitale, mediet në Kosovë: BE ka përjashtuar shtetin tonë nga fondi 7.5 miliardësh

Mediat në Kosovë kanë reaguar për lajmin e kryeministrit Rama ku njoftoi se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Rama ndau lajmin këtë të premte duke thënë se marrëveshja në Bruksel u firmos për programin e ri financues nga BE prej gati 7.5 miliardë eurosh, ku bëjnë pjese Shqipëria, Serbia, Maqedonia […] The post Programi i Europës Digjitale, mediet në Kosovë: BE ka përjashtuar shtetin tonë nga fondi 7.5 miliardësh appeared first on Newsbomb Albania.

Programi i Europës Digjitale, mediet në Kosovë: BE ka përjashtuar shtetin tonë nga fondi 7.5 miliardësh

Mediat në Kosovë kanë reaguar për lajmin e kryeministrit Rama ku njoftoi se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.

Rama ndau lajmin këtë të premte duke thënë se marrëveshja në Bruksel u firmos për programin e ri financues nga BE prej gati 7.5 miliardë eurosh, ku bëjnë pjese Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, medie kosovare Gazeta Express ka reaguar ndaj këtij lajmi, duke shkruar se për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian.

Përmes kësaj marrëveshje qytetarët, bizneset dhe institucionet publike nga shtete e përfshira, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues.

The post Programi i Europës Digjitale, mediet në Kosovë: BE ka përjashtuar shtetin tonë nga fondi 7.5 miliardësh appeared first on Newsbomb Albania.