Pronari i Interit e ka ndarë mendjen, ky është vendimi final pët të ardhmën e Lukakut

‘Lukaku është i jashtëzakonshëm, duam ta blejmë’ Pronari i Interit, Steven Zhang ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve, ku është ndalur edhe te e ardhmja e Romelu Lukakut. Belgu ishte një nga fytyrat tragjike në finale, pasi humbi një rast të qind për qind për gol, ndërsa ndaloi edhe shokun e skuadrës Federico […]

Pronari i Interit e ka ndarë mendjen, ky është vendimi final pët të ardhmën e Lukakut

‘Lukaku është i jashtëzakonshëm, duam ta blejmë’

Pronari i Interit, Steven Zhang ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve, ku është ndalur edhe te e ardhmja e Romelu Lukakut.

Belgu ishte një nga fytyrat tragjike në finale, pasi humbi një rast të qind për qind për gol, ndërsa ndaloi edhe shokun e skuadrës Federico Dimarco për të shënuar.

“Lukaku tregoi një lidhje të madhe me Interin, ai është i jashtëzakonshëm. Ai ka një kontratë me Chelsean dhe ne duhet të flasim me ta së shpejti për të parë se çfarë do të ndodhë. Ne duam ta blejmë atë”, ka thënë pronari i Interit, Steven Zhang pas finales së Ligës së Kampionëve.

Është një deklaratë befasuese duke pasur parasysh se Lukaku nuk kishte një sezon edhe aq të mirë.

Interi humbi finalen kundër Manchester Cityt me rezultat 1-0, por gjithçka mund të kishte qenë ndryshe nëse Lukaku do të ishte në nivel.

Në minutën e 68-të, Rodri kaloi anglezët në epërsi, gol që vendosi finale.