Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve të shënuara në ditën e dytë të protestës para Ministrisë së Arsimit.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë theksohet se e drejta për të protestuar nuk e legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private.
“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve” thuhet në reagimin e saj në rrjete sociale.
The post Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



