Tre orë protestë, deputetë, protestues dhe policë të lënduar

Tre orë protestë, deputetë, protestues dhe policë të lënduar

Zgjati tre orë protesta e opozitës para Kryeministrisë, e cila u shoqërua me fjalime, molotovë, përplasje dhe lëndime.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat ishin në gatishmëri për protestën.

Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë u rikthyen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre nisi ‘aksioni’ opozitar. Menjëherë pas fjalës së Berishës, nisi hedhja e molotovëve. Nga kundërpërgjigja e policisë me gaz lotsjellës, mbetën të lënduar Flamur Noka, Aulon Kalaja dhe Luciano Boçi.