Protestuesit vazhdojnë të mblidhen në tri komunat në veri, KFOR ruan objektet komunale

Në tri komunat me shumicë serbe në veri, qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal. Numër më i madh i protestuesve sot është vërejtur në komunën e Zveçanit, derisa paqeruajtësit e KFOR-it kanë ngritur tela gjemborë. Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së […]

Protestuesit vazhdojnë të mblidhen në tri komunat në veri, KFOR ruan objektet komunale

Në tri komunat me shumicë serbe në veri, qysh në orët e hershme të së mërkurës ka filluar mbledhja e protestuesve pranë objektit komunal.

Numër më i madh i protestuesve sot është vërejtur në komunën e Zveçanit, derisa paqeruajtësit e KFOR-it kanë ngritur tela gjemborë.

Grumbullim të qytetarëve ka edhe në afërsi të ndërtesës së Komunës së Zubin-Potokut.

Ata edhe sot kanë vendosur tenda në rrugë, derisa kanë kënduar këngë nacionaliste.

Pranë objektit komunal është e vendosur Policia e Kosovës, ndërsa në distancë më të gjerë pjesëtarët e KFOR-it.

Gjatë ditës së djeshme në tri komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok janë mbajtur protesta kryesisht të qeta.

Serbët kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.

Aktualisht situata raportohet të jetë e qetë.