PS voton ndryshimet në qeveri mes tensioneve, PD bllokon foltoren

PS voton ndryshimet në qeveri mes tensioneve, PD bllokon foltoren

Partia Socialiste ka votuar sot në Kuvend ndryshimet në qeveri mes tensioneve, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan për disa minuta foltoren.

“Skenari për të prishur seancën është pa sens”, u tha kreu i Kuvendit Niko Peleshi deputetëve demokratë, që kishin bllokuar foltoren. 

Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj do të duhet të paraqiten edhe një herë në zyrën e Bajram Begajt përpara se sa të nisin zyrtarisht detyrën.

Betimi në Kushtetutë është hapi i fundit procedura që jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram Begaj i cili 48 orë pasi takoi kryeministrin, dekretoi ndryshimet. 

VOTIMET 

85 vota pro shkarkohet Balluku si zv. kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën

83 vota pro dhe 2 kundër për shkarkimin e Spiropalit (edhe Spiropali votoi pro)

81 vota pro për shkarkimin e Pirro Vengut (edhe Pirro votoi pro)

83 vota pro për shkarkimin e Albana Koçiut

83 vota pro për shkarkimin e Besfort Lamallarit

82 vota pro për shkarkimin e Toni Gogut

Me 83 dhe 2 kundër Albana Koçiu votohet si zv. kryeministre

Me 83 dhe 4 kundër Ferit Hoxha votohet si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Me 83 dhe 4 kundër Besfort Lamallari votohet si ministër i Punëve të Jashtme

Me 83 dhe 6 kundër Ermal Nufi zgjidhet si ministër i Mbrojtjes

Me 83 dhe 5 kundër Toni Gogu votohet si ministër i Drejtësisë

Me 83 dhe 6 kundër Enea Karakaçi votohet si ministër i Energjitikës

Me 82 dhe 4 kundër Erjona Ismaili votohet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.