Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

U deshën vetëm disa ditë me mot të keq që i gjithë vendi ynë, të kalonte në një situatë alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Sasitë e lartë të reshjeve, bënë që lumenjtë të “tërboheshin” dhe të vërshonin drejt zonave të banuara, duke përmbytur qindra banesa, mijëra hektarë tokë bujqësore dhe duke […]

Pse përmbytemi?! Eksperti mjedisor zbërthen shifrat alarmante për pyjet që…

U deshën vetëm disa ditë me mot të keq që i gjithë vendi ynë, të kalonte në një situatë alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Sasitë e lartë të reshjeve, bënë që lumenjtë të “tërboheshin” dhe të vërshonin drejt zonave të banuara, duke përmbytur qindra banesa, mijëra hektarë tokë bujqësore dhe duke lënë me sytë nga qielli mijëra shqiptarë, të cilëve nuk u ngeli gjë tjetër vetëm se të luteshin që reshjet të pushonin.

Disa qarqe ishin më problematike për shkak të prurjeve të lumenjve, si Vjosa, Semani, Shkumbini etj…, kurse në disa qarqe të tjera më problematikë ishte rrëshqitja e dherave siç ndodhi jo pak herë në aksin Qukës-Qafë Plloçë, Mirditë, Gjirokastër, Tuneli i Murrizit, Velipojë, Shëngjin, etj.

Duke diskutuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan lidhur me këtë situatë të vështirë që kaloi Shqipëria dhe duke renditur faktorët kryesorë që përshkallëzuan situatën e përmbytjeve, eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo tha se një ndër arsyet madhore është shpyllëzimi.

“Rrëshqitjet ndodhin edhe për një arsye tjetër madhore, siç është dëmtimi i jashtëzakonshëm që u kemi bërë pyjeve dhe shkurreve”, tha ai.

Nëpërmjet shifrave ai tregoi abuzimin kolosal që kemi bërë më shfrytëzimin e pyjeve. Eksperti tha se vendi ynë është i veshur me 40% pyje, nga të cilat ne shfrytëzojmë 30%, gati më shumë se treçerekun e të gjithës.

“Sistemi rrënjor i një peme mban tokën aty pranë dhe shërben sasia e ujit që bie të mbahet dhe të kalojë më ngadalë në mënyrë që të mos krijojë rrëshqitjet masive. Po të ndalemi te rrugët ku ka pasur rrëshqitje dherash do të shikojmë që në të gjithë pjesët e tyre lart janë zona të zhveshura.  30% e shpërfaqjes pyjore të vendit tonë është dëmtuar në këto kohë. Shqipëria është veshur me 40% pyje, nga të cilat 30% ne i kemi shfrytëzuar.

Ne çdo vit konsumojmë dyfishin e sasisë që pyllin rigjeneron dhe presim që pylli të na japë të mirën që të mbajë shiun nesër. Një nga arsyet kryesor është që ne kemi zhveshur skarpatet, kemi zhveshur të gjitha këto zona, pastaj pasoja është e tillë. Mbjellja e pemëve do të ndikonte për të stabilizuar terrenin. Nëse ne duhet të bëjmë një infrastrukturë të tillë masa të tjera duhen marrë në mënyrë që të shmangen rrëshqitjet”, shtoi eksperti.