Publikohet lista e kandidatëve për prokurorë të rinj të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit. Në mesin e kandidatëve që e kanë kaluar testin dyshohet se është Nita Lumezi, vajza e Aleksandër Lumezi – ish-kryeprokuror dhe Vilson Maloku, djali […]

Publikohet lista e kandidatëve për prokurorë të rinj të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit.

Në mesin e kandidatëve që e kanë kaluar testin dyshohet se është Nita Lumezi, vajza e Aleksandër Lumezi – ish-kryeprokuror dhe Vilson Maloku, djali i kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku.

Në testin me shkrim kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.