Qeveria e re, Osmani: Nuk ka legjitimitet, shkelin Marrëveshjen e Ohrit

Përderisa VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i dhe “E di” po i kryejnë përgatitjet përfundimtare për formimin e Qeverisë, BDI-ja vazhdon të insistojë se me këtë koalicion është shkelur legjitimiteti që buron nga Marrëveshja The post Qeveria e re, Osmani: Nuk ka legjitimitet, shkelin Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria e re, Osmani: Nuk ka legjitimitet, shkelin Marrëveshjen e Ohrit

Përderisa VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i dhe “E di” po i kryejnë përgatitjet përfundimtare për formimin e Qeverisë, BDI-ja vazhdon të insistojë se me këtë koalicion është shkelur legjitimiteti që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Sipas Bujar Osmanit, zemra e marrëveshjes është respektimi i legjitimitetit, pra respektimi i vullnetit të komuniteteve dhe kjo do të thotë se dokumenti garanton se nuk do të lejohet majorizim, gjegjësisht manipulim përmes numrave.

“Legjitimiteti është çështje më e rëndësishme. Legjitimiteti është zemra e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, legjitimiteti është baza e marrëveshjes së vitit 2001 për jo majorizizmin dhe çdo shkelje e legjitimitetit të bashkësisë së dytë më të madhe etnike, në thelb është shkelje e marrëveshjes kornizë. Zemra e marrëveshjes është respektimi i legjitimitetit, pra respektimi i vullnetit të komuniteteve. Sepse majorizim kishim para vitit 2001 dhe kjo çoi deri te marrëveshja ku bashkësitë etnike u pajtuan se në shtet multietnik patjetër të respektohen bashkësitë dhe vullneti i tyre.”, – deklaroi Bujar Osmani nga BDI.

Qeveria LSDM-BDI 2017, Osmani: Mekanizmat e MO-së s’vlejnë për komunitetin shumicë

I pyetur për veprimin e BDI-së kur në 2017 nuk respektoi parimin fituesi me fituesin dhe në vend të VMRO-së integristët zgjodhën LSDM-në, Osmani thotë se mekanizmat e marrëveshjes janë ekskluzivisht për komunitetet joshumicë, që mos të kemi situatë kur një komunitet shumicë do të caktojë vullnetin e komuniteteve tjera përmes numrave.

“Mekanizmat e MO-së nuk vlejnë për komunitetin shumicë, sepse shumica i ka numrat që vet të lëvizin një situatë të caktuar, ato mekanizma janë sjellë për komunitetet joshumicë që të mos majorizohen. Prandaj është gabim logjika se nuk është respektuar kjo në vitin 2017.”, – theksoi Bujar Osmani nga BDI.

Ata që e kuptojnë rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, e dinë fort mirë se kjo që ndodh është gabim me pasoja të mëdha, thotë Osmani.

The post Qeveria e re, Osmani: Nuk ka legjitimitet, shkelin Marrëveshjen e Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .