Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të të nxehtit në vend dhe dha The post Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, mbajti seancë të jashtëzakonshme për shkak të paralajmërimeve për valë të të nxehtit në vend dhe dha rekomandimet e duhura.

Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit i Administratës për Çështjet Hidrometeorologjike është marrë informacion se nga nesër (e mërkurë, 19.06.) deri të dielën (23.06) territori i gjithë vendit do të përfshihet nga vala e të nxehtit – faza portokalli. ndaj do të zbatohen rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

Në përputhje me këtë, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 19-23 qershor për të gjithë territorin e vendit janë miratuar konkluzionet e mëposhtme:

1. Përjashtim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, përkatësisht: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç;

2. Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00;

3. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm, të pastrehët;

4. Duke qenë se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësve u kujtohet detyrimi për respektimin e rregulloreve ligjore në këtë fushë.

The post Qeveria miraton masa kundër të nxehtit që pritet ta përfshijë vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .