Qeveria shqiptare shpall 2 ditë zie për humbjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Në datën 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, me firmë të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, do të jetë gjithashtu pjesë e Komisionit të Posaçëm Shtetëror që do […]

Qeveria shqiptare shpall 2 ditë zie për humbjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Në datën 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit, do të jetë gjithashtu pjesë e Komisionit të Posaçëm Shtetëror që do të ngrihet për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore që do të mbahen në nder të tij.

Homazhet do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, të mërkurën në datën 3 korrik, në dy fasha orari, nga ora 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.