QMK: Blloqe të rënda betoni nga një tarracë përballë qeverisë rrezikojnë të bien mbi kalimtarët

Blloqet e rënda të betonit para rënies varen nga një tarracë dhe janë rrezik për kalimtarët në trotuarin në bulevardin Ilinden në qendër të Shkupit, përballë Qeverisë. Kjo është alarmuar duke telefonuar në numrin e vetëm 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK). Nga QMK thonë se menjëherë kanë kontaktuar me Komunën Qendër, transmeton […]

QMK: Blloqe të rënda betoni nga një tarracë përballë qeverisë rrezikojnë të bien mbi kalimtarët

Blloqet e rënda të betonit para rënies varen nga një tarracë dhe janë rrezik për kalimtarët në trotuarin në bulevardin Ilinden në qendër të Shkupit, përballë Qeverisë. Kjo është alarmuar duke telefonuar në numrin e vetëm 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK). Nga QMK thonë se menjëherë kanë kontaktuar me Komunën Qendër, transmeton Portalb.mk.

“Pas thirrjes sonë, Komuna e Qendrës menjëherë ka dalë në terren, pas së cilës jemi njoftuar se vendi i rrezikshëm është i siguruar, i rrethuar dhe i shënuar qartë, për çka kanë dërguar edhe një fotografi të vendit”, njofton QMK.

Problemi i largimit të blloqeve të rrezikshme nga tarraca, të cilat mund të bien në çdo moment, do të zgjidhet në ditët në vijim, thonë nga QMK.